Mbyllet lokali në Pejë, ofronte shërbime seksuale

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se sot është mbyllur një lokal në të cilin dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktime e trafikimit me qenie njerëzore.

Bëhet e ditur se me kërkesë të  kësaj prokurorie inspektorët komunal të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë qendrore të hetimeve kundër trafikimit me qenieve njerëzore, ka mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.

Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dal edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij. 

Zbulohen detaje rreth modeleve të reja të iPhone

Në vitin 2020 kompania Apple do të paraqesë tre modele iPhone me ekrane OLED me madhësi 5.42, 6.06 dhe 6.67 inç, sipas faqes së internetit Digitimes.

iPhone më i vogël nga Apple do të përfshijë ekranet e firmave të Samsung ose LG (furnizuesit kryesorë të ekraneve të Cupertino-s) që do të lejojnë Apple ta bëjë telefonin më të hollë se paraardhësit e tij.

Për më tepër Apple mund të pajiset me teknologjinë Y-Octa të Samsung, e cila do të ulte kostot e prodhimit.

Në përgjithësi, Samsung do të mbetet ofruesi kryesor i ekraneve OLED në 2020, i ndjekur nga LG dhe ndoshta edhe nga Boe Technology.

Për sa i përket 2019, Apple duhet të përsërisë zgjedhjet e bëra tashmë për gamën e 2018-ës, tre modele, njëra prej të cilave është  6.1 inç LCD, dhe më ekonomike, pasuar nga dy modele Oled me 5.8 dhe 6.5 inç.

Apostolova: Ndiejmë dhimbje që nuk po jua heqin vizat, mos u zhgënjeni :

Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, pasi koha ka ardhur të shikohet se çfarë është më e rëndësishme për Kosovën.

Apostolova i ka bërë këto komente në tryezën e organizuar me rastin e trevjetorit të MSA-së për Kosovën.

“Ne e kuptojmë taksën 100 për qind, mirëpo koha ka ardhur të shikohet se çfarë është më e rëndësishme për Kosovën. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit që ta rishqyrtojë edhe një herë taksën, të ketë fotografi më të gjerë, dhe të ketë finalizim sa më të shpejtë të dialogut”, ka përfunduar Apostolova.          

Ajo foli edhe për liberalizim të vizave, duke porositur që qytetarët e Kosovës të mos zhgënjehen.

“BE-ja është zotuar se lëvizja e lirë do të jetë prioritet i dialogut. Kosova ka bërë progres në luftimin e korrupsionit. Vota e PE-së është dëshmi që keni përparuar. Procesi duhet të zhvillohet, dhe është në dorën e këshillit. Mos u zhgënjeni sepse nuk është duke u zhvilluar në shpejtësi, nuk bëhet automatikisht. E ndjejmë një lloj dhimbje, porosia ime është që të vazhdoni në këtë rrugë të drejtë, ruani këtë progres, jam e sigurt që do të ketë një fund të lumtur”, tha Apostolova. //